SHFAQJA “#2015”, NË TEATRIN E QYTETIT TË PRISHTINËS – “DODONA”TË HËNËN, 18 JANAR 2016, ORA 19:30. ÇMIMI: VETËM 1 EURO!Pse duhet ta dëgjojmë Bleron kur thotë “mos u martoni pa dashuri”? A e han Kallashi hekrin? Çka mendon Labi për situatën…? A KA JETË PAS VDEKJES, DHE JO VETËM? 🙂
Posted by Telegrafi.com on Wednesday, January 13, 2016
“Erdhëm në fundin e këtij procesi shumë interesant për mua. Jam i lumtur që e kemi arritur ta përfundojmë këtë shfaqje, që ishte një përvojë e re me mua, sepse është hera e parë që punoj me një ekip të aktorëve që janë studentë. Edhe procesi i punës ka qenë ndryshe, më shumë eksperimental”, ka thënë Berisha.
Komedia “#2015” në Teatrin “Dodona”!Repriza më 26 dhjetor (e shtunë), ora: 19:30Foto: Fahredin Spahija
Posted by Telegrafi.com on Thursday, December 24, 2015
Sipas tij, teksti që është shkruar për tri personazhe, është përpunuar dhe rolet janë ndarë duke iu dhënë studentëve hapësirën e nevojshme.
“Tekstin e kam përpunuar duke e ruajtur strukturën e saj, e duke involvuar vitin që po shkon dhe rrethanat sociale në të cilat jeton rinia e sodit në Kosovë. Kemi luajtur pra me aktualitetin dhe me banalitetin tonë. P.sh. lajmi për Bleron sot është më i rëndësishëm se lajmi për terrorin në Paris. Shpresoj ta kem dhënë maksimumin, duke ia ofruar secilit student hapësirën e nevojshme”, vazhdoi tutje Berisha, i cili beson që edhe në të ardhmen do të punojë me anëtarët e këtij ekipi, që përmes kësaj shfaqje do të diplomojnë.
“#2015” do të ketë edhe reprizën e saj më 26 dhjetor 2015, në ora 19:30, dhe do të do të jetë në repertorin e Teatrit “Dodona” deri në qershorin 2016.
Shfaqja nuk lejohet për të mitur.
Të dhënat rreth shfaqjes:
Titulli: “#2015” (sipas veprës “Kjo është rinia jonë” e Kennet Lonergan)
Regjia: Fatos Berisha
Asistent regjie: Agush Mulliqi
Luajnë (sipas rendit alfabetik): Bashkim Alaj, Edon Bërveniku, Ema Uka, Fatlume Bunjaku, Rifat Smani
Përkthimi: Lekë Berisha
Kostumet: Valdete Osmani, Yllka Mustafa
Konsulent muzikor: Trimor Dhomi
Mjeshtër ndriçimi: Skender Latifi
Punëtorë skene: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Albert Gashi
/Telegrafi/