Telegrafi

Kombinoshet që nuk u përshtaten yjeve?

Të gjithë i veshin edhe pse askush nuk i pëlqen, as si duken as si u rrinë. Nëse jeni kureshtarë – për trend bëhet fjalë, vetëm shikojini fotografitë dhe do ta keni të qartë se bëhet fjalë për kombinoshe. Ky trend mode merr kritika çdo ditë prej ekspertëve dhe publikut.

Jo vetëm që nuk i theksojnë atributet tuaja më të mira, ato ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara, por edhe të parregulluara. Prandaj kritikët e modës u rekomandojnë të gjithëve, jo vetëm yjeve, të mos e përdorin këtë veshje. /Telegrafi/