Kombinimi i ngjyrave
Përzgjidhni tri nuanca të ndryshme nga paleta e ngjyrave që aktualisht janë në modë, më e hapura, e mesme dhe më të errët. Nuanca më e hapur është për të gjithë kapakun e syrit, mesin dhe pjesën poshtë vetullave, ndërkaq pjesa më e errët është për qepallat.
Dhënia e formës
Përhapja e nuancës në grimin e syrit varet nga forma e syrit. Ata që kanë sy më të theksuar nuk është mirë që ta theksojnë hapësirën poshtë vetullave. Vajzat që kanë sy me të vegjël duhet ta theksojnë hapësirën poshtë vetullave, ndërsa ata që kanë sy në formë të bademit, më mirë është që nga nuanca e mesme të vendosin më shumë.
Radhitja e ngjyrave
Nuancat nuk mund t’i vendoni ashtu siç dëshironi, sepse nuk do ta arrini rregullën për përhapjen e ngjyrave. Në fillim vendosni pudrën në formë të lëngshme, pastaj vendoni nuancën e mesme, të hapur dhe në fund vendoni nuancën më të errët.
/Telegrafi/