Site icon Telegrafi

Kombinoni fundin me ngjyra, për katër raste të ndryshme

E tëra që duhet të bëni, është të zgjidhni veshjet tjera, për të kombinuar fundin shumëngjyrësh.

Me një këmishë të bardhë, fundin shumëngjyrësh mund ta vishni në punë. Kështu dukeni bukur dhe të zgjuar në të njëjtën kohë, transmeton Telegrafi.

Nëse doni ta vishni në fundjavë, rrobat tjera zgjidhini të zeza, më mënyrë që të bie në sy vetëm fundi me ngjyra të ndryshme.

Fundit me ngjyra të ndryshme, mund t’ia shtoni edhe veshjen e sipërme, me po të njëjta stampime, por kujdes me aksesoret. Ato duhet të jenë nga më të thjeshtat, nëse vishni materiale të dyfishta me ngjyra.

Për daljet në mbrëmje, këtij lloj fundi, shtojani të sipërmen një ngjyrëshe, por që ka shkëlqim. Takat dhe çanta, të kenë shkëlqim. /Telegrafi/
 

Exit mobile version