Dhe derisa druri në hapësirë gjithmonë do të japë një dozë ngrohtësie, materiali është ai i cili kohëve të fundit më shpesh e shohim në kombinim me ngjyrën e zezë
Gjithçka ka filluar me kuzhinat në të cilat ky bashkim u paraqit dhe u imponua famshëm, dhe pastaj ngadalë u përhap në dhomat e tjera, transmeton Telegrafi.
Këtë paraqitje sot mund ta shohim kështu në dy variante, kur dominon druri apo kur dëshirojmë të dominojë ngjyra e zezë.
E zeza do t’ju sjellë një dozë mistike dhe elegance, ndërsa druri, varësisht nga tekstura dhe nuancat të gjitha bashkë do ta ngrohin dhe fisnikërojnë pak.
Nëse kjo ju duket si kafshatë tepër e madhe për gjithë hapësirën apo për një hapësirë, gjithmonë mund të filloni me detaje andaj me kalimin e kohës ta zgjeroni gjithë tablonë.
/Telegrafi/