Telegrafi

Kombinimi i alumini të shkrirë dhe drurit për të krijuar orendi

Hilla Shamia ka aftësi që të krijoj diçka unike, duke kombinuar dy elemente, me përmbajtje komplet ndryshe.

Rezultati i kombinimit të aluminit dhe drurit është i mahnitshëm, megjithëse duhet të kalohet në një proces jo edhe aq të lehtë.

Ose thënë më mirë, shumë të nxehtë sepse alumini duhet të shkrihet në një temperaturë të lartë.

Druri i prerë dhe i bërë gati më parë, vendoset në klishetë, ku më pas vihet alumini i shkrirë.

Derisa është i lëngët, ky metal ka një temperaturë shumë të lartë, që djegë anët e drurit.

Mirëpo kjo nuk përbën aspak problem, sepse ngjyra e zezë e drurit kombinohet shumë bukur me të argjendtën aluminit./Telegrafi/