Telegrafi

Kombinimet më të mira trendi afariste për këtë sezon

Çfarë bartin femrat që kanë stil në këto ditë të nxehta verore?

Duke pasur parasysh që verën nuk e bëjnë vetëm dy apo tri javë të zakonshme të pushimit vjetor, por edhe dhjetëra javë pune, kemi vendosur që të merremi me ide stilistike për rastet afariste, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim po ju sjellim pasqyrën e pjesëve të veshjeve të këtij sezoni për situatat afariste.

Rroba pasteli

Ajo që i veçon rrobat verore nga veshjet e tjera është paleta e larme e ngjyrave me të cilat vjen, ndërsa si hit absolut i këtij sezoni janë imponuar ato në variante pasteli.

Bermude

Kjo rrobë me siguri është forma e vetme e pranueshme e pantallonave të shkurtra në punë, ndërsa përparësive, siç janë rehatia dhe xhepat praktikë, ua shtojmë faktin që këtë sezon pantallonat e këtilla kanë përjetuar kthim grandioz. Ju propozojmë kombinimin me këmishë apo bluzë të përshtatshme.

Pantallonat e gjera

Pantallonat e gjera nuk janë edhe zgjedhje aq e rehatshme për ditët e nxehta verore, mirëpo nëse tipi juaj i punës i kërkon, lehtësojani vetes dhe lejoni lëkurës të marrë frymë në pantallona të gjera. Kombinoni me bluzë të ngushtë në mënyrë që kombinimi të jetë sa më i përshtatshëm.

Këmisha e bardhë

Këmisha e bardhë gjithmonë do të jetë zgjedhje e shkëlqyeshme për çdo rast afarist. Disa gjëra thjesht kurrë nuk do të ndryshojnë.

Fustani-këmishë

Rrobën e rehatshme të gjumit dhe profesionalizmin e këmishës – bashkoni më së miri nga të dy botët dhe në kombinimet tuaja më të dashura fusni fustanin-këmishë.

/Telegrafi/