Site icon Telegrafi

Kombinimet të cilat do t’ju bëjnë të dukeni gjithmonë e përsosur

Damat e njohura e dinë shumë mirë që sekreti i dukjes së shkëlqyeshme qëndron në kombinimin e ngjyrave dhe materialeve!

Nëse hamendeni se çka të vishni dhe me atë rast të dukeni e përsosur dhe moderne, zgjidhni njërën nga këto pesë kombinime, me të cilat kurrë nuk do të dështoni, transmeton Telegrafi.

Smerald i gjelbër & e zeza

Nuanca e errët, luksoze dhe elegante e gjelbër është partnere ideale e ngjyrës së zezë klasike – e plotësojnë njëra-tjetrën.

Angelina Jolie është shembulli i përsosur se sa ky bashkim pikërisht është i shkëlqyeshëm.

Lëkurë & teksas

Ka lidhje midis lëkurës natyrale dhe asaj artificiale, dhe xhinseve që me këto kombinime ju bëjnë të përsosura.

Shikoni vetëm të famshmet Rihanna, Kate Moss apo Sienna Miller, të cilat këtë stil e bartin, dhe gjithmonë duken shumë bukur!

Print animal & buzë të kuqe

Do të mund të thuhet që printi leopard është shumë i thjeshtë.

Mirëpo në kombinim me nuancat neutrale dhe me buzët e kuqe është edhe një kombinim i verifikuar.

Vijat & lëkura

Bashkimi fitimtar daton që nga vitet e hershme ’60 të shekullit të kaluar. Sot ky trend është më i përfaqësuar se kurrë më parë, dhe është varianti i verifikuar.

Rosie Huntington-Whiteley, Miranda Kerr dhe Kate Moss janë vetëm disa nga emrat të cilat e adhurojnë këtë kombinim./Telegrafi/

Exit mobile version