Telegrafi

Kombinimet që zgjasin siluetën

Me ndihmë të veshjes me shtresa, por edhe me akseoarët modernë dhe përzgjedhjen e ngjyrave, do të ndriçoni si yll madje edhe kur të nisë dimri. Duke veshur geta të trasha apo streçe, madje edhe pallto, si në fotografi, mund ta vishni të njëjtën veshje, praktikisht gjatë gjithë vitit.

Veshja me shtresa që mund të quhet si “qepë” i pengojnë rrymat e vjeshtës që janë pjesë e pashmangshme e çdo ndryshimi stinor. Meqenëse dielli di të befasojë pa paralajmërim me ngrohtësinë e vet, vetëm nëse keni veshur diçka më të hollë nën bluzën e trashë mund të përshtateni me ndryshimet ditore.

Shembull për kombinim të bukur të shtresave është koleksioni Misoni, që është shembull për efektin e zgjatjes së siluetës. Kjo arrihet nëse përputhen veshjet me gjatësi të ndryshme, për shembull fund deri te gjuri dhe kardigan deri tek këllqet. Ky rregull rezulton me efekt më të mirë, nëse kombinohen tri shtresa të dukshme, që vishen njëra mbi tjetrën.

Loja me ngjyra është gjithashtu shumë e rëndësishme, sepse kombinimet përkatëse të nuancave e bëjnë stomakun dhe këllqet të duken më të vegjël. Kreatorët e modës rekomandojnë shtresa e sipërme të jetë me ngjyrë më të çelur, kurse e poshtmja më e errët. /Telegrafi/