Angelina Jolie (45) është fotografuar gjatë një shëtitjeje me të birin Knox Leon, të cilin e ka nga martesa me Brad Pittin, ndërkaq vëmendjen e kalimtarëve e ka tërhequr kombinimi i saj efektiv i veshjes
Është e njohur që aktorja e Hollywoodit preferon privatisht veshje të thjeshta dhe stil minimalist, si edhe që ajo preferon kombinimin e ngjyrave bardhë e zi, transmeton Telegrafi.
Në veshjen e këtillë është shfaqur edhe tani gjatë një blerjeje me njërin ndër gjashtë fëmijët e saj.
Në të vërtetë, Angelina ka veshur pantallona të ngushta ngjyrë të zezë të kombinuara me pallto interesante dhe efektive, nën të cilën është dukur fanella e bardhë.
Stilin e veshjes e ka rrumbullakuar me çizme të gjata ngjyrë të zezë paksa nën gjunjë dhe me çantën elegante me nënshkrim të Valentinos, por të cilën e ka bartur në dorë.
Maska mbrojtëse të cilën e ka bartur gjithashtu kishte ngjyrë të zezë me mbishkrim të bardhë. /Telegrafi/