Site icon Telegrafi

Kombinati Feni nxirret në shitje

Kombinati i Kavadarit – Feni nëpërmjet të konkursit kërkon investitor vendas ose të huaj që do ta vë fabrikën përsëri në funksion. Konkursi i shpallur para dy ditësh ka të bëjë me mbledhjen e ofertave për nënshkrimin e kontratës për përpunimin e niklit ndërsa në kriteret e konkursit, krahas përvojës me këtë lloj të prodhimit, kërkohet investitori të ketë në pronësi ose të menaxhojë me xeherore, të deponojë 3 milionë euro, të dorëzojë garancë korporative prej së paku 5 milionë euro, por edhe të shfaqë gatishmëri për të paguar rrogat dhe harxhimet e prodhimit prej së paku 1,1 milionë euro.

“Një hap i pritur, të gjithë janë në punë, ato harxhime dikush duhet t;i paguaj.Një veprim i pranueshëm, por nuk është garancë se do të ketë zgjidhje cilësore. Gjatë asaj periudhe do të ketë ankesa, do të rishikohen planet për riorganizim, ndërsa kjo gjë kërkon kohë”, thotë Pece Risteski, Sindikata e SIER TEL.

Pasi që Feni shkoi në falimentim, interes ka shfaqur vetëm një kompani zviceriane, Fos Aset, e cila ka deponuar 3 milionë euro, por me konkursin që është i hapur deri më 11 janar pritet atë ta bëjnë edhe kompani të tjera./Telegrafi/

Exit mobile version