Telegrafi

Kombet e Bashkuara shënojnë 75 vjetorin e themelimit, këtë vit mbledhja do të zhvillohet në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë

Kombet e Bashkuara shënojnë 75 vjetorin të hënën, por për shkak të pandemisë së COVID-19, nuk do të ketë asnjë të ftuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësit botërorë këtë vit do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, derisa në kushte normale është ngjarja më e madhe diplomatike e vitit.

Ata si fillim i kanë dërguar fjalimet e tyre të para-regjistruara për Asamblenë e Përgjithshme, ndërsa për herë të parë ngjarja do të jetë pothuajse tërësisht virtuale.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pati paralajmëruar javën e kaluar se nuk do të ishte prezent personalisht në Asamblenë e Përgjithshme, derisa i njëjti pati kërkuar kohë më parë edhe shtyrjen e takimit të G7 deri pas zgjedhjeve presidenciale.