Kombet e Bashkuara shënojnë 75 vjetorin të hënën, por për shkak të pandemisë së COVID-19, nuk do të ketë asnjë të ftuar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësit botërorë këtë vit do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, derisa në kushte normale është ngjarja më e madhe diplomatike e vitit.
Ata si fillim i kanë dërguar fjalimet e tyre të para-regjistruara për Asamblenë e Përgjithshme, ndërsa për herë të parë ngjarja do të jetë pothuajse tërësisht virtuale.
Presidenti amerikan, Donald Trump, pati paralajmëruar javën e kaluar se nuk do të ishte prezent personalisht në Asamblenë e Përgjithshme, derisa i njëjti pati kërkuar kohë më parë edhe shtyrjen e takimit të G7 deri pas zgjedhjeve presidenciale.