Site icon Telegrafi

Ukraina u kthehet garave të UEFA-s në ndeshje ndaj Kosovës U-17 – Kapiteni i “Dardanëve” bën gjestin e jashtëzakonshëm

Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka bërë një gjest jashtëzakonisht të mirë para përballjes ndaj Ukrainës në ndeshjet e ‘Elite Round’, ndeshja e cila është e para për këtë shtet, që nga nisja e pushtimit rus.

Ka nisur ndeshja e parë në “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U17, ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës.

Kjo ndeshje njëherësh shënon rikthimin e ekipeve kombëtare të Ukrainës në garat e UEFA-s pas agresionit të Rusisë mbi këtë shtet.

Në shenjë përkrahje të popullit ukrainas, i cili po ballafaqohet me agresionin e egër rus, kapiteni i Dardanëve U17, Igball Jashari ka bërë një gjest të madh.

Djaloshi që i përket familjes heroike Jashari, para fillimit të ndeshjes ia ndau kapitenit të ekipit ukrainas fanellën e Përfaqësues së Kosovës me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit.

Kampionati evropian i kësaj grupmoshe do të mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor të këtij viti.

Në Grupin 6, përveç Kosovës dhe Ukrainës bëjnë pjesë edhe Italia dhe Polonia. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version