Site icon Telegrafi

Kombëtarja e Kroacisë mbërrin në Shkodër (Video)

Kundërshtarët e Kosovës në takimin e nesërm tashmë janë duke u akomoduar në hotel “Europa” në qytetin verior.

Fillimisht, lojtarët e Kroacisë kanë shuar etjen pas udhëtimit me lëng portokalli në barin e hotelit dhe më pas kanë nisur të akomodohen nëpër dhomat e tyre, ku do të qëndrojnë sot.

Ajo që binte në sy ishte heshtja e madhe në radhët e futbollistëve të Kroacisë, ndërsa në hollin e hotelit dëgjoheshin vetëm zërat e stafit të hotelit.

Kroacia do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Kosovës në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Exit mobile version