Belgjika dhe Portugalia do të luajnë ndeshjen miqësore mes tyre.
Ndeshja që ishte paparë që të zhvillohet në Belgjikë është vendosur të zhvillohet në Portugali.
Kryeqyteti belg u sulmua të martën me dy shpërthime ku humbë jetën 34 njerëz dhe u lënduan mbi 200.
Djajtë e Kuq kishin parashikuar që ndeshja të zhvillohet në ‘Baudouin Stadium’, por tashmë ka një vend tjetër.
“Bordi i Drejtorëve të FA në marrëveshje me trajnerin e kombëtares dhe stafin, vendosën ta pranojë propozimin e Federatës së Futbollit të Portugalisë për të luajtur këtë ndeshje në Leiria, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, e martë, 29 mars në 20:45”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/