Site icon Telegrafi

Kombëtaret ndahen në katër vazo për Kampionatin Botëror, FIFA tregon edhe datën e hedhjes së shortit (Foto)

Janë mësuar tanimë 32 kombëtaret pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Me kualifikimin e Perusë janë kompletuar edhe katër vazot me Kombëtare sipas FIFA-se.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka vënë në nga tetë Kombëtare në secilën vazo.

Kombëtarja e Rusisë si nikoqire e botërorit ndodhet në vazon e parë, së bashku me Gjermaninë, Brazilin, Portugalinë, Argjentinën, Belgjikën, Poloninë dhe Francën.

Ndërkohë në vazon e dytë kanë mbetur kombëtare të mëdha si Spanja, Anglia, Kroacia apo Uruguai, ndërsa aty ndodhen edhe Zvicra, Peru, Meksika apo Kolumbia.

Në vazon e tretë janë vendosur Danimarka, Islanda, Kosta Rika, Suedia, Tunizia, Egjipti, Senegali dhe Irani.

Krejt në fund janë edhe tetë Kombëtare tjera si Serbia, Nigeria, Australia, Japonia, Maroku, Panama, Korea dhe Arabia Saudite.

Shorti për grupet e kampionatit botëror do të hedhet më 1 dhjetor (e premte), në ‘State Kremlin Palace’ në Moskë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version