Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Sekretarin e Përgjithshëm për Irakun, përshëndeti vendimin për caktimin e Mohamed Tawfiq Allawi, si kryeministër të ri, thuhet në deklaratë.
Bazuar në kushtetutën irakiane, presidenti i Irakut Barham Salih e caktoi Allawi, ish-ministrin e komunikimit, që të formojë një qeveri të re brenda një muaji, transmeton Telegrafi.
“Iraku urgjentisht duhet të ecë përpara. Kryeministri i caktuar përballet me një detyra monumentale, si formimin e shpejtë të kabinetit dhe konfirmimin parlamentar për të vazhduar përpara me reforma kuptimplote që adresojnë kërkesat popullore, duke ofruar drejtësi dhe përgjegjësi”, tha Jeanine Hennis-Plasschaert.
Duke vënë në dukje se rruga përpara “mbetet e mbushur me vështirësi”, deklarata kërkon nga të gjithë aktorët të mbështesin punën e caktuar të kryeministrit “në shërbim të popullit të Irakut”, duke shtuar se angazhimet e shprehura në deklaratën e Allawi, adresojnë “shumë kërkesa të demonstruesve paqësorë”.
Iraku është shqetësuar nga demonstrata masive që nga fillimi i tetorit, për kushtet e dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqjen më 29 nëntor. Dorëheqja e tij u pranua më 1 dhjetor.
Më se 500 vetë janë vrarë, derisa mbi 17 mijë të tjerë janë lënduar në protestat kundër qeveritare. /Telegrafi/