Site icon Telegrafi

Kombet e Bashkuara miratojnë kërkesën e Turqisë për ndryshimin e emrit, nga tani në arenën ndërkombëtare do të quhet Türkiye

Kombet e Bashkuara kanë miratuar mbrëmë kërkesën e Turqisë për ndryshimin e emrit në Türkiye, ka konfirmuar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterres.

Kërkesa zyrtare për ndryshim të emrit të vendit në gjuhët e huaja, ishte dërguar nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Turqia edhe zyrtarisht do të dërgojë kërkesën në Kombet e Bashkuara për ndryshimin e emrit, nga “Turkey” kalojnë në “Türkiye”

Vendimi për ndryshimin e emrit ka hyrë menjëherë në fuqi, e siç raportojnë mediat turke, nga tani do të përdoret emri Türkiye në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare.

Më herët ministri i Jashtëm turk pati deklaruar se procesi për ndryshimin e emrit filloi “me kërkesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, me qëllimin e vetëm – pra rritjen e vlerës së këtij vendi”. /Telegrafi/

Exit mobile version