Telegrafi

Komandot shqiptare priten në Kryeministri, jo në aeroport

Sipas saj, fillimisht aktiviteti ishte lajmëruar se do të zhvillohej në Aeroportin e Rinasit, në prani të presidentit dhe kryeministrit të vendit, por agjenda ka ndryshuar pasditen e së hënës.

Gazeta citon një njoftim të Kryeministrisë, sipas të cilit kjo ceremoni do të mbahet në ambientin e selisë së qeverisë. Është hera e parë që një ceremoni e tillë mbahet në Kryeministri, duke mënjanuar Presidentin si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, nga organizimi i ngjarjeve të kësaj natyre.

Ceremonia në kryeministri zhvillohet pas kthimit të mbi 100 trupave të kontingjentit paqeruajtës Eagle One, i cili kreu misionin për gjashtë muaj në Kandahar. /Telegrafi/