Site icon Telegrafi

Komandot irakiane sulmojnë pozicione të “Shtetit Islamik” pranë Mosulit

Komandot irakiane sot herët në mëngjes filluan gjuajtjet në pozicionet e “Shtetit Islamik” (SHI) pranë Mosulit, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar gjeneralit Hajder al Obejdi.

Sipas tij, caqet gjenden në veriperëndim të Bartelës, qytet krishter, 15 kilometra në lindje të Mosulit. Njësitet speciale irakiane e morën Bartelën javën e kaluar, transmeton BTA.

Ofensiva për fitimin e Mosulit filloi pas disa muajve planifikim. Në të marrin pjesë mbi 25 mijë ushtarë nga armata qeveritare, milicia kurde Peshmerga, luftëtarë nga fiset lokale sunite, si dhe milicli proqeveritare shiite. Ata mbështetën nga ajri nga aviacioni i koalicionit antiterrorist ndërkombëtar. Pritet se nevojiten disa muaj për marrjen e Mosulit – bastionin kryesor të xhihdistëve.

“Hjuman rajt uoç” bëri thirrje sot të fillohet hetim për sulmet e dyshimta ajrore, të shkaktuara në rajonin verior të Irakut të premten, me ç’rast e humbën jetën 13 civilë. Sipas organizatës, shpërthimi e ka goditur pjesën e femrave të xhamisë shiite në qytetin Dakuk. Banorët lokalë thonë se shkak është sulmi ajror, sepse shkatërrimet kanë qenë të mëdha, ndërsa edhe pse kanë dëgjuar se fluturojnë aeroplan.

Njësitet e milicive kurde Peshmerga e kanë refuzuar sulmin e luftëtarëve nga SHI-ja ndaj qyteti Sinxhar, në perëndim të Mosulit. Këtë e kumtoi sot në ueb faqen e tij gazeta panarabe “Al Hajat” transmeton TASS.

Sipas kësaj gazete, në selinë në Londër. luftimet e ashpra në periferinë perëndimore të qytetit kanë zgjatur dy orë, para se sulmuesit të refuzohen. Kurdët kanë paraqitur se janë shkatërruar shtatë automobilë të xhihadistëve, të ngarkuar me mjete shpërthyese.

Exit mobile version