Telegrafi

Komandimi me prekje në cilëndo sipërfaqe

Teknologjia e quajtur OmniTouch është sistem i bazuar në prekje që mundëson futjen e të dhënave përmes cilësdo sipërfaqe. Nga grupi Natural Interaction Research pranë Microsoft theksojnë se me këtë teknologji dëshirojnë të shfrytëzojnë sipërfaqen jashtëzakonisht të madhe që ofron bota reale.

OmniTouch kombinon piko projektorët laserik dhe kamerat të cilat mund të detektojnë thellësinë, ngjashëm me ata që përdoren në Kinect. Kur kamerat dhe projektori janë të kalibruar shfrytëzuesi mund të përdor cilëndo sipërfaqe për ndërfaqen e ndjeshme në prekje.

Më shumë informata mund të gjeni në faqet e Microsoftit. /Telegrafi/