Telegrafi

Komandati i FSK-së: Kemi kapacitete për t’i vendosur në karantinë 1,800 persona

Komandati i FSK-së, Rrahman Rama ka thënë se varësisht nga situata, FSK ka kapacitete për të pritur rreth 1,800 persona.

“Ka mundësi që të akomodohen, ushqehen dhe ti trajtojmë në kushte normale. Pra për momentin kemi kapacitete për t’i vendosur në karantinë 1,800 persona”.

Rama për RTV Dukagjini ka thënë se FSK ka rritur gjendjen e gatishmërisë, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi marrë masat. Në fillim përkujdesje për personelin tonë. Tash jemi në gjendje gatishmërie të shkallës së dytë”.

Duke folur për rastet në Podujevë, Komandati i FSK-së ka thënë se vëllai i një pjesëtari të FSK-së ka rezultuar i prekur por sipas tij ushtari i FSK-së deri më tani nuk ka ndonjë shenjë se është i prekur.

“Një pjesëtar i ynë është vëllai i personit që ka ardhur nga Italia. Jemi duke përcjellë gjendjen e tij deri më tani nuk ka ndonjë shqetësim”, tha gjenerali Rama./Telegrafi/