Komandanti i Forcave Ajrore ruse, Andrey Serdyukov pritet të drejtoj misionin ushtarak të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në Kazakistan.
Siç bëhët e ditur, Serdyukov kishte qenë pjesëmarrës në luftën e parë dhe të dytë në Çeçeni, drejtues i Komandës Ajrore ruse që kishte hyrë tinëzisht në Aeroportin e Prishtinës në qershor të 1999-së dhe udhëheqës i operacionit ushtarak rus në Siri.
Nga 10 prilli deri në shtator të 2019-së, ai komandonte Forcat e Armatosura të Federatës së Rusisë në Siri.
Andrey Serdyukov, whose forces ethnically cleansed Muslim Crimean Tatars, will command #CSTO forces in #Kazakhstan. He commanded Ruski troops in Donbas, involved in 1st & 2nd Chechen Wars, was at Pristina airport incident in Kosovo and commanded Russian occupation forces in Syria https://t.co/43KVe5Ns2I
— Oubai Shahbandar (@OS26) January 7, 2022
Rusia ka dislokuar ushtarë në Kazakistan pas protestave vdekjeprurëse anti-qeveritare që kanë kapluar ish-shtetin sovjetik në Azinë Qendrore, ku mijëra njerëz janë arrestuar në qytetin e madh të Almaty.
Përveç Rusisë dhe Kazakistanit, aleancës i përkasin edhe Armenia, Bjellorusia, Kirgistani dhe Taxhikistani. Këto shtete u tha gjithashtu se po dërgonin forca, megjithëse detajet e shkallës së dislokimeve ishin të pakta.
Kazakistani i drejtuar në mënyrë autoritare i kishte kërkuar ndihmë për të rivendosur rendin, pas trazirave që shpërthyen gjatë protestave të rralla masive mbi çmimet e larta të energjisë që janë shndërruar në një protestë më të gjerë kundër qeverisë. /Telegrafi/