Veterani i luftës së UÇK-së, Pren Marashi, i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte Komandant i Batalionit 4 Brigada 138, në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj fryrjes së listave të veteranëve të UÇK-së dhe mos zbatimit të ligjit, transmeton Telegrafi.
Lexojeni të plotë postimin e Marashit në facebook.
“U shkel ligji i miratuar e aspak i mirë. U frynë listat sa gati pëlciten dhe asnjë udhëzim administrativ për realizimin e të drejtave te veteranëve nuk u bë nga qeveria. Heshtja u bë kërkesë e pushtetarëve sepse kërkesat sociale nënçmuese te veteraneve nuk janë prioritet, karshi “problemeve shtetërore”!
Ku janë “mbrojtësit e të drejtave të veteranëve”, që gjithmonë janë të gatshëm për të zënë një pozicion përmes politikës?
Shkelja e te drejtave te veteranëve dhe moszbatimi i ligjit nuk është prioritet për këta “kolltukxhinjë”, të cilët asnjë reagim nuk e bëjnë për te drejtat e veteraneve, pa marrë leje nga padronët politik.
Veteranët mbesin pa pagat e tyre nënçmuese, kurse avokatet e letrës i kanë rregulluar te ardhurat e vetvetes!
Vetëm mos e harroni se po të mos ishin veteranët e vërtetë, era njerëz nuk ju kishte ardhë!!” (sic), ka shkruar Marashi.