Komandanti i operacioneve ajrore amerikane, Herbert Carlsile, ka deklaruar se ushtria amerikane është e shqetësuar me veprimet e aeroplanëve luftarakë të Rusisë dhe Kinës, dhe se do të veprojnë kundër çfarëdo lloj provokimi agresiv.
Sipas tij, Rusia është duke u përpjekur të vendos kontroll në Evropën Lindore, derisa Pekini në Detin e Kinës Jugore, transmeton Telegrafi.
Gjenerali amerikan porositi të gjithë se, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të qëndrojnë në rajonet e përmendura.
“Ata po mundohen të mos na “zgjojnë”, në mënyrë që të munden të kontrollojnë atë pjesë të hapësirës ajrore ndërkombëtare. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shtuar Carlsile.
Ai kërcënon se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen, nëse rusët apo kinezët të veprojnë “në mënyrë agresive”. /Telegrafi/