Site icon Telegrafi

Komandanti i Navy SEAL shpjegon se si mund të zgjoheni në ora 4:30

A është më mirë të flini 8 orë, apo më shumë? A ndiheni më mirë nëse flini më pak se 8 orë?

Këto përgjigje më së miri i din Jocko Willink, i cili ka qenë komandant i njërës prej njësive më të dekoruara të luftës së Irakut, ndërkaq tash e një kohë e kalon pensionimin duke operuar një firmë konsultuese të quajtur ‘Echelon Front’, transmeton Telegrafi.

Willink pohon se “të menduarit” në momentet e para të zgjimit nga gjumi është gabim i madh. “Mos mendoni në mëngjes”, thotë Willink.

Ky është një gabim që shumica e njerëzve e bëjnë. Zgjohen në mëngjes dhe fillojnë të mendojnë”.

Ndonëse është paksa çudi fakti se si të menduarit mund të jetë gabim, faktikisht ky gjest konsumon shumë energji te një person ose e ngadalëson, andaj është e logjikshme këshilla që ta pastroni mendjen në mëngjes dhe të mos mendoni.

Ish- ushtaraku rekomandon të zgjoheni në orën 4:30 të mëngjesit, të dilni menjëherë nga shtrati dhe t’i vishni rrobat të cilat i keni bërë gati në natën paraprake.

Pastaj ai rekomandon t’ia filloni menjëherë ushtrimeve fizike, pasi që stërvitjet në mëngjes ndihmojnë në zgjimin e mendjes dhe trupit më intensivisht sesa leximi i e-maileve. /Telegrafi/

Exit mobile version