Site icon Telegrafi

Komandanti Kristë Gjokaj lirohet nga aktakuza e ngritur para katër vjetëve

Kristë Gjokaj, komandant i Stacionit Policor në Gjakovë, është liruar nga aktakuza e ngritur para katër vjetëve për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi, i cili ka thënë se nga aktakuza është liruar edhe rreshteri Gëzim Biblekaj.

“Komandant Kristë Gjokaj më në fund u lirua nga aktakuza e ngritur para katër vjetëve për ‘mëkatin’ e tij të vetëm se në orët e hershme të mëngjesit më 14 nëntor 2018 në ora 2:00, edhe pse për të ishte ditë pushimi, shkoi për të iu ndihmuar kolegëve të tij të Stacionit të Policisë në Gjakovë të cilët ishin nën zjarrin e armëve të grabitësve të lokaleve në Gjakovë e rrethinë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Prokuroria Themelore në Gjilan në nëntor të vitit 2019 pati ngritur aktakuzë ndaj majorit të staiconit policor në Gjakovë, Kristë Gjoka dhe pesë policëve të tjerë për keqtrajtim të një personi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Kristë Gjoka me 14 nëntor të vitit 2018, në objektin e stacionit policor në Gjakovë, ka keqtrajtuar të dëmtuarin M.R, i cili kishte qenë i arrestuar dhe i prangosur, për shkak të dyshimit se kishte kryer dy vepra penale.

Sipas aktakuzës derisa viktima ishte i ulur në karrige, Brenda stacionit policor në Gjakovë, Gjoka e ka goditur me grusht në fytyrë, dhe e ka rrëzuar në dysheme, derisa nga aty të pandehurin e ka larguar një zyrtar policor.

Për këtë rast, Krist Gjoka dyshohet se ka kryer vepre penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. /Telegrafi/

Exit mobile version