Situata politikë në Kosovë është stabile, sipas Komandantit të KFOR-it Giovanni Fungo.
Ai ka thënë se misioni që drejton mbetet i përkushtuar në mbështetjen e paqes në Kosovë, ndërsa ka përmendur se në vitet e fundit ka pasur edhe tensionime të situatës.
“KFOR angazhohet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe është për një Kosovë multietnike, ashtu siç e kërkon Rezoluta 1244”, ka thënë Fungo për “Evening News”, transmeton Klan Kosova.
Fungo ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, ku ka theksuar se ajo është çështje politike dhe se KFOR nuk është i përfshirë në këtë proces.