Telegrafi

Komandanti i KFOR-it tregon se pse nuk ndërhyri forca që drejton ai në arrestimin e Gjuriqit

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka deklaruar se misioni paqeruajtës i NATO-s do të qëndrojë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme dhe tash për tash nuk planifikohet reduktimi i pranisë së forcës paqeruajtëse ndërkombëtare.

Ai në një intervistë për revistën ‘Jedinstvo’ tha se KFOR-i nuk përzihet në çështje të politikës dhe për këtë arsye nuk intervenoi me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit dhe nuk është përfshirë në hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Cuoci tha se NATO mbështet vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, dhe se ky është kyç për paqen dhe sigurinë në rajon, transmeton KosovaPress.

“Arrestimi i Gjuriqit u krye nga Policia e Kosovës si instanca e parë e përgjigjes për siguri dhe KFOR-i nuk ishte ftuar të intervenojë”, u shpreh ai.