Telegrafi

Komandanti i KFOR-it takohet në Kopaonik me shefin e Shtabit të Ushtrisë serbe, flasin për patrullimet në vijën kufitare

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash është takuar sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Kopaonik të Serbisë.

Sipas njoftimit, Ulutash dhe Mojsiloviq kanë shprehur pikëpamjet e tyre mbi situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal.

Ata kanë biseduar edhe për aktivitetet e bashkëpunimit, duke përfshirë patrullimet e sinkronizuara përgjatë vijës kufitare administrative.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), thuhet në njoftim. /Telegrafi/