Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar peshkopin Dodë Gjergji, myftiun Naim Tërnava dhe peshkopin Teodosije Šibalić në “Camp Film City”.
“Takimi ishte një ngjarje e rëndësishme që pa përfaqësues të feve të ndryshme të mblidhen rreth një tryeze për të gjetur pika të përbashkëta referimi për të siguruar dialogun ndërfetar dhe për të promovuar rolin e udhëheqësve fetarë në forcimin e paqes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Në këtë takim gjenerali Ristuccia ka theksuar rëndësinë e të gjitha komuniteteve fetare në nxitjen e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë dhe sigurimin e unitetit përballë provave që kërcënojnë të ndajnë edhe më shumë.
“Fetë nuk janë probleme, por pjesë e zgjidhjes për një bashkëjetesë më harmonike”, ka thënա gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Ristuccia ka theksuar dhe angazhimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.