Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka pritur sot (e premte) në takim një delegacion të Senatit të Frances, të drejtuar nga senatori Olivier Cigolotti, zëvendëskryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura.
Gjeneralmajor Ristuccia i ka njoftuar senatorët francezë në lidhje me situatën e përgjithshme në rajon.
“Senatorët Olivier Cigolotti, Helene Conway-Mouret, Michelle Greaume dhe Bernard Fournier morën pjesë në takim dhe diskutuan situatën e përgjithshme në rajon, duke rikonfirmuar angazhimin francez për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore”, njoftoi KFOR.
Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori i Francës në vendin tonë, Oliver Guerot.
Senatorët francezë gjatë qëndrimit të tyre në Prishtinë janë pritur edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe kanë pasur një takime dhe me kryeministrin Albin Kurti.