Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, gjatë një vizite në Prizren, u takua me përfaqësues vendorë të Bashkësisë Islame në Xhaminë e Sinan Pashës në Prizren.
Siç thuhet në një komunikatë, komandanti i KFOR-it shpreh urimet për komunitetin islamik për fillimin e muajit të Ramazanit.
Gjeneral Miglietta ka theksuar se prania e KFOR-it është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.