Site icon Telegrafi

Komandanti i FSK-së viziton Ushtrinë e Shqipërisë

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, do të pritet sot me ceremoni zyrtare shtetërore në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Sipas agjendës, Rama do të pritet nga Gjeneral major Jeronim Bazo, me truproje nderi dhe Banda frymore e forcave shqiptare.

Më pas, Rama do ta takojë ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si dhe do ta zhvillojë një takim kokë me kokë me gjeneral Bazon.

Krejt në fund, komandanti i FSK-së do të pritet edhe nga Komanda Tokësore e Forcave të Armatosura, në Zall-herr, Tiranë.

Exit mobile version