Site icon Telegrafi

Komandanti i FSK-së, vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndron për vizitë zyrtare një javore në Shtete e bashkuara të Amerikës.

Sipas agjendës, gjatë qëndrimit të tij në ShBA, Komandanti i FSK-së do të vizitojë “Kolegjin e Luftës të SHBA” në Carlisle të Pensilvanisë dhe Akademinë Ushtarake “West Point” në New York.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama fillimisht do të realizojë takim me komandantin e “Kolegjit të Luftës të SHBA” në Carlisle/Pensilvania, Major General William E. Rapp dhe gjithashtu dhe do të merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të Atasheut të FSK-së në ShBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi, e cila zhvillohet sot, pra më 22 korrik 2016 prej orës 08:30 deri 11:00 (ora lokale e SHBA-së, ndërkaq për të ndjekur ‘live’ ceremoninë në fjalë mund të klikoni në linkun: http://www.carlisle.army.mil/live/).

Kolegji i Luftës i ShBA-ve, është  kolegj prestigjioz i cili edukon dhe zhvillon udhëheqësit për shërbim në nivel strategjik.

“Qëllimi i ‘Kolegjit të Luftës të Ushtrisë amerikane’ në këtë kohë në historinë e ShBA, është për të prodhuar të diplomuar nga të gjitha kurset e tyre që të jenë mendimtarë të aftë kritik dhe zgjidhës të problemeve komplekse në zbatimin global të forcave tokësore. Njëkohësisht, e kanë për detyrë që ushtria të veprojë edhe si një ‘Fabrikë e të menduarit’ për komandantët dhe udhëheqësit civil në nivel strategjik në mbarë botën dhe në mënyrë rutinore të angazhohen në diskursin dhe debatin mbi rolin e forcave tokësore në arritjen e objektivave të sigurisë kombëtare”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version