Gjenerallejtënant Rrahman Rama takoi në Bruksel kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, mareshalin Stuart Peach
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë qëndrimit në selinë e NATO-s, në Bruksel, u prit sot nga kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, mareshali Stuart Peach.
Gjenerali Rama dhe mareshali Stuart Peach biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe sfidat e sigurisë për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
“Fokusi i bisedës i Komandantit të FSK-së, me Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s ishte kryesisht planifikimi i procesit të tranzicionit të FSK-së, avancimi i Forcës së Kosovës, kapacitetet profesionale dhe operacionale të FSK-së, bashkëpunimi i deritanishëm dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit me NATO-n, në të ardhmen”, thuhet në një komunikatë nga FSK-ja.