Ministri i Mbrojtjes, Bashkim Jashari e ka dekoruar sot me medaljen për “Shërbim të shquar” komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.
Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se medalja komandantit Jashari i është dhënë në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
“Në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, punën e jashtëzakonshme në udhëheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkushtimin e treguar në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, sot kam dekoruar me medalje për ‘Shërbim të Shquar’ Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari.
Qoftë viti 2024 edhe më i suksesshëm se viti që lamë pas”, shkruan ai. /Telegrafi/