Telegrafi

Komandant Luani u intervistua nga Gjykata Speciale

Komandanti i Batalionit të II-të të Brigadës 121 Kumanova, Ramiz Qeriqi i njohur me nofkën e luftës si Komandant Luani, është intervistuar sot nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i tij është bërë nga Eulexi. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi

Ai ka thënë se intervistimi i tij është kryer në Prishtinë, shkaku i problemeve që ka me pasaportë komandant Luani.

“Po sot është ftuar për intervistim komandanti i Batalionit të ll-të i Brigadës 121 Kumanova. Ai është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për tu paraqitur në Hagë, mirëpo në mungesë të pasaportës kanë vendosur ta intervistojnë në Prishtinë”, ka thënë Xhevdet Qeriqi.

Pas intervistimit të tij, komandant Luani ka deklaruar se Gjykata Speciale, do ta dëshmojë që UÇK-ja nuk ka qenë e padrejtë dhe nuk ka kryer krime lufte.

”Nuk është keq, sepse ne mund të tregojmë këtu që UÇK-ja nuk ka bërë asgjë keq. Këtu duke thënë të vërtetën do të mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. Me kanë ftuar në cilësinë e të dyshuarit, ashtu si të gjithë. Nëse një shqiptar dyshohet atëherë kjo i bie që të gjithë ata që ishin në luftë janë të dyshuar sepse të gjithë kemi pasur një qellim, mbrojtjen nga uniforma serbe”, u shpreh komandant Luani. /Telegrafi/