Komanda Amerikane Evropiane, ka shkruar për takimin e zhvilluar ndërmjet udhëheqësit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Ky takim thuhet se është bërë për të forcuar bashkëpunimin në siguri dhe për të mbështetur tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse territoriale, multietnike të ndërveprueshme nga NATO që i nënshtrohet kontrollit civil.
“Udhëheqësit nga DoD & USEUCOM u takuan për diskutime me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në siguri dhe për të mbështetur kalimin e Forcës së Sigurisë në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike të ndërveprueshme nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil”, thuhet në njoftimin e Komandës Amerikane Evropiane. /Telegrafi/
Leaders from DoD & USEUCOM met for discussions w/ the #Kosovo Minister of Defense to strengthen security cooperation & support the 🇽🇰 Security Force's transition into a NATO-interoperable, multiethnic territorial defense force subject to civilian control. #StrongAndStrategic https://t.co/WPBNbYbZFR
— U.S. European Command (@US_EUCOM) February 27, 2024