Site icon Telegrafi

KOM: Të kthehet sundimi i ligjit dhe të mbrohet vendi ku janë vënë themelet e kryqit

Ipeshkvia ortodokse e Shkupit (IOSH), si pjesë e Kishës ortodokse të Maqedonisë (KOM), dënon ashpër, siç thuhet, aktin vandal të përdhosjes së themeleve të bekuara dhe të shenjtëruara për ndërtimin e një kryqi gjigant në lagjen Butel të Shkupit, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e KOM-së, vihet paralele në mes të protestës së mbrëmshme të aktivistëve të BDI-së dhe skenave të dhumshme dhe radikale në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, në sjelljen ndaj të krishterëve dhe vendeve të tyre të shenjta.

Më tej, KOM thotë se me këtë veprim është suspenduar Kushtetuta, ligjet dhe dispozitat, madje nga ata që janë pjesë e pushtetit ekzekutiv, të cilët duhet t’i respektojnë, promovojnë dhe mbrojnë ligjet dhe të drejtat e qytetarëve, pa dallime fetare dhe kombëtare.
KOM-i u bën thirrje institucioneve vendore për të kthyer sundimin e ligjit dhe të mbrojnë vendin ku janë vënë themelet e kryqit, ndërkaq u bëjnë thirrje edhe institucioneve demokratike ndërkombëtare në vend dhe luftëtarëve të demokracisë që ta dënojnë këtë akt të tmershëm. Në fund, KOM-i u kërkon qytetarëve që pa dallim fetar apo kombëtar, të jenë të qetë ndaj këtyre provokimeve./Telegrafi/

Exit mobile version