Telegrafi

Kolumbiania u zhgënjye nga bashkëmoshatarët dhe iu drejtua pensionistëve: Aktualisht është në lidhje me shtatë persona, ata e paguajnë për gjithçka

Emri i saj është Lina dhe vjen nga distrikti i Barranquilla në Kolumbinë veriore. Kjo vajzë shumë e zakonshme bën një jetë dashurie mjaft të pazakontë.

Përkatësisht, Lina pohon se po argëtohet me shtatë pensionistë dhe për gjithçka ka folur hapur para kamerave.

Vajza tregon se ishte “e zhgënjyer nga bashkëmoshatarët e saj” që nuk i siguronin stabilitet emocional apo financiar. Kjo është arsyeja pse ajo vendosi të bëjë ndryshime dramatike në frontin e dashurisë.

Pas shumë mendimeve, ajo arriti në përfundimin se duhet t’u drejtohej burrave të moshuar.

“Ata janë më bujarë dhe më pak kërkues”, tha ajo.

Lina tregon se i afrohej të moshuarve në vende ku mblidheshin, si në parkun lokal të Bolivarit. Ajo flirtoi pak, i kënaqi të zgjedhurit e saj dhe kështu krijoi një marrëdhënie të pazakontë.

Përveç ndihmës financiare, burrat morën edhe përgjegjësi në shtëpi, si larja e rrobave, përgatitja e ushqimit dhe pastrimi, raporton Lakalle Blue Radio.

“E kuptova se nuk kam pse të kërkoj asgjë nga burrat e moshuar. Më dhanë gjithçka, sepse e dinë se nuk do të gjejnë një vajzë të tillë në moshën e tyre”, tha Lina.

Partnerët e saj janë Carlos, Simon, Jesus, Pablo, Manuel dhe dy të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Vajza u sulmua dhe shumë e akuzuan për shfrytëzim të të moshuarve. Nga ana tjetër, ajo mbron stilin e saj të jetesës, duke e cilësuar si një “marrëveshje reciproke” dhe jo një lidhje klasike romantike.

Lina tregon se të dyja palët përfitojnë – ajo merr stabilitet financiar, dhe partnerët e saj shoqëri dhe dashuri të mirë.

Individë dyshojnë në të vërtetën e historisë, duke pretenduar se Lina po përpiqet të fitojë popullaritet në rrjetet sociale në këtë mënyrë. /Telegrafi/