Site icon Telegrafi

Kolumbiania e vogël rrezikon jetën për të kaluar në anën tjetër të lumit, përdor litarin për të luftuar kundër forcës së natyrës

Ky është momenti dramatik kur një vajzë e vogël rrezikon jetë duke tentuar të kalojë lumin e rrëmbyeshëm, pas shembjes së urës që lidh komunitetin e indigjenëve me qytezën më të afërt.

Ura e shembur që u përdor për të kaluar lumin Aguita në Pueblo Rico të Kolumbisë, shfrytëzohej në masë të madhe nga 2 mijë anëtarë të fisit Embera Chami, por ishin ujërat e rrëmbyeshëm dhe reshjet e mëdha të shiut që e “morën me vete”, transmeton Telegrafi.

E pamjet e publikuara më poshtë shfaqin vajzë e cila lufton kundër forcës së natyrës – duke tentuar të arrijë në anën tjetër të litarit që ishte varur dhe përdorej si “urë” për kalimin e lumit.

Profesori universitar Daniel Silva Orrego, njëherit deputet në Risaralda që përfshin edhe komunën e Pueblo Ricos, ka thënë se “fëmijët dhe të rriturit po rrezikojnë jetën duke tentuar të kalojnë lumin”. /Telegrafi/

Exit mobile version