Një burrë i cili thotë se është i fejuar me një kukull ka njoftuar ‘lindjen’ e fëmijës së tyre të tretë.
Cristian Montenegro, nga Kolumbia, pati thënë se e fejuara e tij Natalia është ‘dashuria e jetës së tij’, transmeton Telegrafi.
Çifti – të cilët tashmë kanë një djalë dhe një vajzë së bashku – zbuluan se ata e kanë quajtur të porsalindurin e tyre Sammy.
Kolumbia ka publikuar fotografi të Natalia-s kinse në spitali pasi ‘lindi’ fëmijën e tyre të tretë.
Derisa ai qëndron pranë saj, një mjek kukull – i veshur me një pallto të bardhë laboratori, rrjetë flokësh dhe maskë për fytyrën – shihet duke u kujdesur për Natalia-n. /Telegrafi/