Site icon Telegrafi

Kolshi i lirë, në pritje të ofertave

Ai me paraqitjet e tij të shkëlqyera këtë stinor i ka ndihmuar bardh e gjelbërve që t’i shmangen rënies nga elita e futbollit kosovar por edhe për ta fituar trofeun. Në një prononcim për Arenën ai ka deklaruar se është në pritje të ofertave.

“Momentalisht jam lojtar i lirë dhe po pres ofertat që do të më vijnë në drejtim timin. Kontrata me Feronikelin më ka mbaruar dhe tani do të shikojë mundësin të aktivizohem tek ndonjë skuadër tjetër”, deklaroi ish-portieri i Fushë Kosovës. Graniti ka qenë pjesë e Feronikelit që tri vite, ku fillimisht ishte më i merituari që skuadra nga Drenasi hyri në Superligë për të qenë pastaj ndër lojtarët më të mirë në 11-shën e skuadrës së Ramiz Krasniqit. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version