Banorët e lagjes Kolovicë në Prishtinë, jetojnë në rrezik të vazhdueshëm, pasi afër shtëpive të tyre gjenden disa shtylla elektrike të cilat janë gati për t’u rrëzuar.
Duke pasur parasysh rrezikun që u kanoset, ata thonë se drojën më të madhe e kanë për fëmijët që kalojnë andej për të shkuar në shkollë.
Banorët thonë se kanë lajmëruar edhe në KEDS, por kjo kompani ende nuk kanë ndërmarr ndonjë masë për të evituar këtë problem. /Tribuna Channel/