Site icon Telegrafi

Koloseumi hap dyert për publikun

Për gati 2000 vjet të historisë së Koloseumit të Romës, zona e përshkruar si “zemra” e ndërtesës – kanalet nëntokësore – është hapur për publikun.

Turistët do të jenë në gjendje të ecin nëpër rrugica, mbi një platformë druri dhe të admirojnë korridoret dhe harqet që ndërlidhnin dhomat ku prisnin gladiatorët dhe kafshët, para se të hynin në arenë.

Hapja për turistët u bë e mundur pas restaurimit që i është nënshtruar vendi prej kohësh.

Alfonsina Russo, drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Koloseut, tha se punimet do t’i lejojnë njerëzit të kuptojnë më mirë se si funksiononte Koloseumi.

Ky monument u ndërtua nga perandori Vespasian në shekullin I të e.s. Djali i tij, Titus, përuroi Koloseuminn me lojëra 100 ditore, të cilat përfshinin beteja detare, ekzekutim të kafshëve dhe luftime të gladiatorëve. Sipas historianit antik Eutropius, 5000 kafshë u vranë gjatë atyre lojërave përuruese.

Në kohën e tij të lulëzimit, amfiteatri mund të priste midis 50-70 mijë spektatorë.

Pas rënies së Perandorisë Romake, ai u përdor si strehim dhe si burim materiali për punë të tjera ndërtimore rreth qytetit. Tani ai është një nga monumentet më të famshëm në botë dhe tërheq më shumë se pesë milion vizitorë në vit. /Report TV/

 

Exit mobile version