Mbase duken të rrezikshëm, mirëpo janë përplot dashuri dhe durim
Secili qen është pasqyrim i pronarit të vet, pa marrë parasysh se cilës racë i takojnë. Mirëpo, disa raca nga pak duken të tmerrshme, mirëpo sipas natyrës në të vërtetë janë kanakarë të vërtetë! – transmeton Telegrafi.
1. Dogue de Bordeaux
Shumica e njerëzve ndiejnë frikë kur ndodhen në afërsi të këtyre qenve kolosalë, të cilët mund të rriten deri në 75 centimetra (kur qëndrojnë në katër këmbë) dhe janë të rëndë rreth 70 kilogramë, mirëpo në të vërtetë është fjala për racën shumë të dashur dhe me karakter të butë, të përshtatshëm për fëmijë dhe plot dashuri.
Qentë e kësaj race janë shumë të shoqërueshëm dhe miqësorë ndaj kafshëve të tjera, duke i përfshirë edhe macet.
2. Boxer
Kjo ëmbëlsirë e këndshme dhe e hareshme është e famshme për aftësitë që ka dhe mund ta argëtojë pronarin në çdo situatë. Do ta bëjë këtë edhe në atë mënyrë që t’i “afrohet” për përkëdhelje kur ndien që pronari i tij është i molisur dhe i pikëlluar.
Mbase në shikim të parë duket “i rrezikshëm”, mirëpo boksieri thjesht i adhuron njerëzit dhe nga vendi i përshtatshëm për jetesë më me rëndësi për të është të ketë pronarin i cili di t’ia kthejë dashurinë, për ç’arsye mund të jetojë edhe në banesë.
3. Ujku irlandez
Njëri ndër qentë më të mëdhenj të cilët ekzistojnë, njëherësh është edhe një ndër më së paku agresiv. Duke pasur parasysh që me të gjithë pajtohet mirë, nuk është mbrojtës i mirë, mirëpo prandaj është qen perfekt familjar.
Në të kaluarën është rritur për të gjuajtur dhe vrarë ujq. Rritet edhe më shumë se 80 centimetra (kur qëndron në katër këmbë) dhe peshon rreth 55 kilogramë.
4. Bulldogu anglez
Kjo racë është shumë e durueshme dhe nuk kërkon të vrapojë, ndërkaq ndaj fëmijëve është shumë i durueshëm dhe i qetë.
Nëse dëshironi që qeni juaj me ju të shikojë qetësisht televizor, apo të ulet pranë jush derisa pini ngadalë kafenë, buldogu është racë për ju.
5. Leonberger
Kjo racë është rritur për punë në Gjermani me dukjen e cila i ngjan luanit. Mirëpo, karakteri i tij aspak nuk është i egër dhe as i rrezikshëm, më shumë ngjason me karakterin e maceve shtëpiake, e jo me karakterin e luanit.
Leonbergeri është i dëgjueshëm dhe qen stabil dhe pikërisht ai karakteri i tij stabil është ajo me të cilin rritësit e tyre më së shumti krenohen.
/Telegrafi/