Koloneli amerikan tregon se si e kanë vrarë Jihadi Johnin
Agron Shala
Koloneli amerikan Steve Warren, e përshkroi aksionin e madh përmes të cilit është vrarë terroristi i ISIS-it, Johadi John.
T’ju përkujtojmë, Jihadi John u vra në nëntor 2015, në Raqqa, me një projektil të lëshuar nga një dron amerikan, transmeton Telegrafi.
“E gjetëm të vetëm në një rrugë, se si flet me një telefon celular. Kur gjithçka mbaroi, nga ai mbeti vetëm një njollë yndyrore në tokë. Kemi bërë përpjekje të mëdha për ta hequr qafesh, si shumë xhihadistë tjerë në hierarkinë e lartë të ISIS-it”, ka thënë Warren. /Telegrafi/