Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet në korsi të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.
Intenziteti i kkomunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjedisit të qyteteve është rritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga LAMM njoftojnë se në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përveç në vendkalimet Bogorodica dhe Dojra, ku pritja është rreth 30 minuta. Ky informacion vlen vetëm për kalimet nga ana e Maqedonisë./Telegrafi/